• |
ide | kryesore

Partizani mban peng Kategorinë e Parë. Gjini: “Pa filluar Superioria, nuk nis e Para

-Instant, Sport



Pa filluar Superioria nuk mund të nisë Kategoria e Parë e as ajo e Dytë. Është FK Partizani ai që mban peng startin e kampionatit për një arsye të thjeshtë: klubi duke qenë në bojkot nuk mund të lejojë që skuadra e tij, Partizani B në këtë rast, të nisë kompeticionin. Kjo vlen edhe për klubet e tjera skuadrat e dyta të të cilave luajnë në kampionatet inferior. Kampionati i Kategorisë së Parë nuk do të nisë këtë fundjavë, ashtu si ishte planifikuar dhe nuk ka lidhje me mungesën ende të një vendimi nga Komisioni i Apelit, pas ankimimit të dy klubeve që kanë dështuar të marrin Licensimin nga Komisioni përkatës në FSHF.

Ndoshta pikërisht ky është edhe motiv që askush nuk nxitohet, Komisioni i Apelit përfshirë. Nga ajo që filtron nga sektori i Licensimeve, raporti në lidhje me mungesën e licensimit të klubeve të Erzenit e Elbasanit nuk është dërguar ende në Apel, në mënyrë që komisioni të shprehet më pas, gjë që do të vendosë edhe formulën e kampionatit të Kategorisë së Parë për sezonin që do të nisë. Kështu me shumë mundësi, Apeli do të mblidhet javën e ardhshme e më pas do të procedohet me hedhjen e shortit.

Ajo cfarë ka rëndësi në licensimin e klubeve e që Erzeni e Elbasani do të mundohen ta provojnë janë tre kriteret: Baza financiare, që duhet të provojë se ekipi ka financa të garantuara për rrogat, udhëtimet, dietat apo bazën material, përmes një pasqyre financiare. Baza ligjore, që nënkupton statusin e klubeve si shoqatë ose shoqëria aksionere e jo më të varura 100% nga Bashkitë e në fund Kriteri sportive, ku për Kategorinë e Parë klubet duhet të kenë të regjistruara ekipet e moshave, U 17 e U 19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *