Këngëtarja Jennifer Lopez  ka sjell së fundmi në treg këngën “Pa Ti and Lonely”, në bashkëpunim me Maluma.

Video pothuajse zgjat nëntë minuta dhe përmban dy këngë të ndryshme “Pa Ti” dhe “Lonely”.Përpos pëlqimeve për prodhimtarinë e tyre muzikore, fansat kanë komentuar edhe veshjen e këngëtares.Klipi në të cilin ajo shfaqej me veshje ekstravagante përmbante pamje nga rezidenca luksoze.Ndryshe nga J.Lo, Maluma në fillim të klipi është parë në një apartament të thjeshtë, teksa arrin tek këngëtarja me një veturë të tipit Rolls Royce. Këngët kanë rezultuar mjaft të pëlqyera nga adhuruesit e muzikës së dyshes.