• |
ide | kryesore

“Nuk më intereson me kë shkon në shtrat babai i fëmijëve të mi”: Jesé rilidhet me Aurah e pret fëmijë nga Janira

-Instant, Sport



Jeta sentimentale e Jesé Rodríguez ka rimarrë skenën, më shumë se loja e spanjollit. Futbollisti i PSG, është parë në Las Palmas në fund të gushtit në shoqërinë e ish-të dashurës, Aurah Ruiz. Me modelen ai ka patur një fëmijë e një raport të trazuar, të kondicionuar edhe nga proceset e gjykatat. Ata janë parë sërisht së bashkë në një darkë elegante në një restorant në Paris. Zërat për një rikthim të lidhjes janë bërë gjithnjë e më të fortë, e tani një tjetër ish-e dashur e lojtarit ka vendosur të japë mendimin e saj për këtë rikthim pasioni.

Është katalanasja Janira Barm, partnerja e fundit e Jesé. Janira është e ëma e një prej fëmijëve të tij, e aktualisht, është shtatzënë me fëmijën e dytë (i pesti për Jesé). Mardhënia e tyre është ndërprerë pak para se ajo të bënte të ditur se priste fëmijën e dytë. “Nuk më intereson e nuk do të më interesojë kurrë me kë shkon në shtrat babai i fëmijëve të mi”, ka thënë bukuroshja në një story në Instagram: “Askush nuk më ka braktisur e askush nuk më ka lënë. Kam një jetë shumë të lumtur e nuk më intereson për të, nëse nuk është për përgjegjësinë e tij si baba: është e vetmja gjë që na bashkon“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *