• |
ide | kryesore

SHBA, Franca dhe Rusia bëjnë thirrje për ndalimin e luftimeve në Nagorno Karabak

Lajme, Planet

Një fotografi tregon një raketëhedhës të forcave të armatosura të Azerbajxhanit duke kryer sulme gjatë përleshjeve mbi rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut në një vend të panjohur në Azerbajxhan, më 30 shtator, 2020. Një fotografi tregon një raketëhedhës të forcave të armatosura të Azerbajxhanit duke kryer sulme gjatë përleshjeve mbi rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut në një vend të panjohur në Azerbajxhan, më 30 shtator, 2020.


Shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar mes forcave armene dhe atyre azere, derisa të dyja palët po injorojnë thirrjet e përsëritura nga udhëheqësit ndërkombëtarë për të ndalur luftimet mbi rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. Numri i të vdekurve ka shënuar rritje gjatë luftimeve më të ashpra që nga vitet 1990 rreth rajonit i cili është pjesë e Azerbajxhanit, por udhëhiqet nga banorët kryesisht etnikë armenë.


Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje më 1 tetor për “një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve”. Në deklaratën e tyre të përbashkët, presidentët Emmanuel Macron, Vladimir Putin dhe Donald Trump u bëri thirrje udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit që “të angazhohen pa vonesë për të rifilluar negociatat thelbësore, me mirëbesim dhe pa parakushte”, nën kujdesin e Grupit të Minskut të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), i cili ndërmjetëson në konflikt. Më parë gjatë ditës, ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se gjatë natës, forcat e saj kryen “sulme artilerie kundër pozicioneve të forcave armene në territoret e okupuara”.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Separatistët etnikë armenë në Nagorno Karabak thanë që të dyja palët shkëmbyen zjarr artilerie, duke e përshkruar situatën përgjatë vijës së frontit si “të tensionuar”. Më shumë se 100 njerëz, përfshirë shumë civilë, janë vrarë që kur shpërthyen luftimet më 27 shtator. Dy republikat sovjetike kanë zhvilluar një luftë për territorin më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vrarë. Është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit.

1 Comment

  1. nese ,sdeshironi luften ,pranoni paqen, u zhvillu gara armatimi nese deshironi zgjilljet ,mos i sherbeni problemit,nese deshironi,zhvillim mos mbillni inoranc thotë:

    lufta dhe pajq jan dy kapituj te gjer ku te paret qe folen per paqen ishin fuqit e mella ketu dhe nje shekull,u ndertuan sisteme,politika organizma organizata,ku ne pamje te pare duken me se malleshtore por ne zbatim u zhvillu tjeter standart,e kunderta interesi,u coptuan shtete,u masakrun popuj ,vazhdoj 1 shekull,u zhvillun gara,armatimi mes te fuqishemve,ku mbi popuj renduan dhe rendojn trysni te shumfishta,tani popujt kuptuan qellimet arsyja faktet e zhvillimit ,askush spranon padrejtesi dhe sejili kerkon te drejten ,ju qe flisni paqe vini te drejtat e popujve ne vend vet ju si aktor te pare dhe paqa esht prezent,por ju jeni te paret sponcit e luftesh shkatrrimit ne toke perderi sa jeni te vendosur ne padrejtesi me emrin interes,,dhe nuk largoheni nga gara armatimit as politikave te shitjes saj se ne mes qendrojn interesat ku interesi juaj per pak para po behet gjithnje e me shum shkatrrimi planetit toke shpis ton te perbashket,jeni larg akoma me fjal per ti imponuar tjerve politikat tuaja ndersa me vepra jeni kunder te gjitheve sepse kur ju i beni padrejtesi tjerve ja keni bere vetes suaj ,kur nuk jeni ne gjendje te meshironi veten tuaj nga shkatrrimi tjeret as qe nuk diskutohen ,ne ket pik arriti rraca njerzore te shkatrroj veten me gjymtyret e veta ,konkluzionet jan te sakta largimi nga e verteta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu