• |
ide | kryesore

Video/ Tirana rrëzohet në Bernë: 3-0 e shumë diferenca me Young Boys

-Instant, F1, Sport, Video



Faza e grupeve të Europa League mbetet ëndërra në sirtar për Tiranën, që përshëndet kompeticionin pa keqardhje, e mundur 3-0 në Bernë nga Young Boys. Shumë diferenca, fizike e kualitative, me formacionin zviceran që nuk e vuri në dyshim asnjëherë rezultatin. Bardheblutë shfaqën gjithë limitet e tyre, të kondicionuar edhe nga situata aktuale në vend, me bojkotin e klubeve të Superiores që e ka lënë skuadrën e Egbo pa minuta në këmbë. Në fund, një humbje që peshon e mbyllur me 10 lojtarë nga kryeqytetasit, pas daljes me karton të kuq të Torassa.

Zviceranët shfrytëzuan armën e tyre kryesore, shtatlartësinë, por jo më parë se e gjithë mbrojtja bardheblu të gabonte, duke filluar nga Najdovski. Në qendër të zonës askush nuk lëvizi në krosimin nga e majta dhe Fassnacht ndëshkoi Bekajn me një goditje të saktë me kokë në minutën e 42. Dy lojtarë bardheblu shohin kërcimin e mesfushorit të Young Boys dhe ky ishte vetëm fillimi i fundit për të besuarit e Egbo.

Tirana nuk e ndryshoi dot ritmin edhe pas pushimit, duke u bërë pre e sulmeve të Young Boys, që ishin aq me eksperiencë e inteligjentë sa të kuptonin vështirësinë e bardhebluve. Presion i lartë e asfiksues, në tentativë të përfitonin nga gabimet e kundërshtarëve për të tentuar të mbyllnin ndeshjen. Qëllimin e arritën në minutën e 52, pas një tjetër shpërqendrimi të mbrojtjes së Tiranës. Portieri Bekaj bllokoi goditjen diagonale të Elias, por nuk mundi të bënte asgjë ndaj Nsame, që e shtyu topin në rrjetë, duke shënuar golin e tij të parë sezonal.

Është njësoj si kapitullimi, sepse Tirana heq dorë nga ndeshja, duke i lejuar zviceranët të shënojnë edhe golin e tretë, me autor kamerunasin Nsame. Goli i dytë personal në ndeshje për sulmuesin, që sezonin e kaluar ka qenë shënuesi më i mirë për Young Boys. Protestuan bardheblutë në këtë rast, sepse aksioni ka nisur nga një pozicion jashtë loje i Fassnacht. Sikur të mos mjaftonte goditja e tretë e marrë në minutën e 64, bardheblutë mbetën edhe me 10 lojtarë, për daljen e Torassa me karton të kuq në të 67, por që nuk ndikoi më në një ndeshje që ishte vendosur shumë më parë.

EUROPA LEAGUE 2020/2021 – QUALIFICATION

CFR Cluj 3 – 1 KuPS
Ararat Armenia 1 – 2 FK Crvena Zvezda
Dinamo Zagreb 3 – 1 Flora Tallinn
Malmoe FF 1 – 3 Granada
Rosenborg 0 – 2 PSV Eindhoven
Slovan Liberec 1 – 0 APOEL Nicosia
Sporting Charleroi 1 – 2 Lech Poznan
Hapoel Beer Sheva 1 – 0 Viktoria Plzen
Dinamo Brest 0 – 2 Ludogorets Razgrad
FC Koebenhavn 0 – 1 Rijeka
FK Sarajevo 0 – 1 Celtic
Legia Warszawa 0 – 3 Qarabag FK
Standard Liege 3 – 1 Fehervar FC
Basel 1 – 3 PFC CSKA-Sofia
Dundalk 3 – 1 Klaksvik
Young Boys 3 – 0 KF Tirana
AEK Athens 2 – 1 Wolfsburg
Rangers 2 – 1 Galatasaray
Sporting CP 1 – 4 LASK
Tottenham Hotspur 7 – 2 Maccabi Haifa



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *