• |
ide | kryesore

Angad Hasija : Sara Khan pranon të luajë skena intime vetëm me mua

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorët Sara Khan dhe Angad Hasija të njohur  nga seriali indian “Bidaai”, ku luanin rolin e Sadnës dhe Alekut kane marrëpjesë në një videoklip së bashku .  Në vklipin  me titull “Tere Jism  ata shfaqen si  cift , në skena intime. Në një intervistë së fundmi, Angad ka treguar se Sara i ka thënë se ajo skena të tilla i bën vetëm me të dhe askënd tjetër. “Sara më ka thënë që nuk është gati të luajë skena të nxehta me këdo. Ajo pranon t’i bëjë vetëm me mua sepse ndihet rehat. Ne kemi një kimi të vecantë”-u shpreh Angad. Aktori tregoi se shumë fansa dyshojnë se ata kanë një lidhje dashurie prandaj bashkëshortja e tij merr mesazhe të shumta ku i shkruajnë se nuk duhet ta vazhdojë martesën me të. “Unë dhe Sara kemi një shoqëri të pastër si miq. Nuk do të thotë patjetër se shoqëria mes një djali dhe vajze duhet të kthehet në një lidhje dashurie. Sara është shumë e dashur me vajzën time dhe kujdeset për nënën time gjithashtu. Ajo ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjen time”-përfundoi Angad.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *