• |
ide | kryesore

Veteranët kundërshtojnë arrestimet e krerëve të OVL-UÇK-së

-Instant, Lajme, Të fundit



Të padrejta e spektakël i konsiderojnë arrestimet nga Gjykata Speciale, ndaj udhëheqësve të OVL-UÇK-së, veteranët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Veterani i UÇK-së, njëherësh sekretar në Degën e OVL- UÇK në Ferizaj, Nexhat Shahini, thotë se pamjet e arrestimit të udhëheqësve të Organizatës irritojnë veteranët, pasi sipas tij, një veprim i tillë nuk ka qenë i nevojshëm. Vetë Gjykatën Speciale, Shahini e quan si të padrejtë dhe si politike, ku thotë se po gjykohet viktima dhe jo ai që ka bërë krime.

“Është Gjykatë politike, sikur të ishin të përfshira në gjykime të gjithë grupet e përfshira në luftën e Kosovës sigurisht që nuk do të kishte vend për ta kundërshtuar, por përderisa është e njëanshme dhe përndjek vetëm ushtarët e UÇK-së mendoj që është politike për t’ia bërë qejfin kërkesave të Serbisë”, thotë ai.

Veterani i UÇK-së Nazmi Hajdari, që ka qenë pjesë e Zonës Operative të Nerodimës, thotë se të gjitha arrestimet e ditëve të fundit janë një e padrejtë që po i ndodh Kosovës. Ai thotë se Gjykata Speciale është një e padrejtë që po i ndodh UÇK-së, pasi sipas tij nuk po gjykohet forca që ka bërë krime por po gjykohet lufta çlirimtare. Policia e EULEX-it ka arrestuar kryetarin e organizatës së OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.



3 Comments

  1. Jam plotësisht dakord me mendimin që kjo gjykatë speciale me këto gjykime të njëanëshme vetëm për UÇK, po i sjell një dëm të madh shtetit të ri të Kosovës, sepse po e trajton UÇK një ushtri të njëllojte me ushtrinë pushtuese kriminale të Millosheviçit.
    UÇK është produkt i lëvizjes kombëtare për çlirim të shqiptarëve nga një ushtri e huaj që ka bërë krime të mëdha në popullsinë civile ,deri në genocid. Pra një luftë e drejtë çlirimtare
    Më e keqja akoma është fakti se krerët e UÇK po thirren në këtë gjykatë, në bazë të akuzave e “dëshmive” të qeverisë serbe që ka akoma njerëz të afërt të Millosheviçit.
    Është e vërtetë se edhe në luftë ka ligje që nëse shkelen, cilësohen si krime edhe nga ushtritë e vendeve të pushtuara. Po UÇK nuk ishte ushtria e një shteti të pamvarur e të konsoliduar me struktura të regullta drejtësie, që mund të krijonin mundësinë e proçeseve të regullta gjyqësore për të dënuar kriminelët kundërshtarë apo edhe bashkëpuntorët me pushtuesin.Strukturat ushtarake të UÇK filluan të organizohen gjatë luftës çlirimtare nga njësi guerile të vogla, në formacione më të mëdha..
    A ka pasur nga UÇK veprime të nxituara në ndëshkimin e atyre që janë cilësuar si kundërshtarë të luftës për çlirim. ?
    Edhe mund të ketë pasur.
    Por ama duhet ndarë kjartë se cilët kanë qenë ata serbë “civilë” të pafajshëm, nga ata civilë serbë që kanë bërë krime monstruoze në popullsinë shqiptare në bashkëpunim me forcat policore e ushtarake sërbe.

    Në një luftë të pa barabartë ku përballë UÇK kishte një ushtri shtetërore e armatosur me të gjitha llojet e armëve, dhe e mbështetur edhe nga pakicat “civile” serbe, kur ajo digjte e shkatëronte fshatra të tëra duke masakruar popullsinë shqiptare, apo vriste familjet e përdhunonte femrat e luftëtarëve shqiptarë të spiunuar nga serbët vendës , është jo më hipolrizi e ndyrë, por marrëzi e krim, që të trajtohen kundërveprimet e çetave të vogla, me ligjet ndërkombëtare të luftës.
    Cili na qenka ai gjykatës ndërkombëtar që vjen në vendbanimin e tij e gjen shtëpinë e djegur e gjithë familjen të masakruar e përdhunuar, dhe në ndeshje me këta kriminelë, do të hapë e lexojë ligjet e luftës për të mos ndëshkuar pa gjygj kriminelët ?
    Tragjikisht për popullin gjerman e për faj të diktatorit nazist Hitler, në fund të Luftës së dytë botërore nga aviacioni i aleatëve u bombarduan shumë qytete, ku veç forcave ushtarake hitleriane , u vranë edhe mijra e mijra qytetarë civilë të pa fajshëm.
    A mos duhej që Gjyqi i Nurembergut të dënonte si kriminelë lufte aviacionin e aleatëve kundër Gjermanisë ?
    A mos duhej që Gjykata e Hagës të dënonte bombardimet e NATO-s në Kosovë e Serbi ?
    Po të mos ishte kryer ai bombardim nga NATO, do të ishin vrarë pesëfishi i i popullsisë shqiptare e sot në Kosovë nuk do të kishte më asnjë shqiptar, sepse edhe gjatë bombardimeve të NATO-s, u dëbuan me dhunë rreth një milion shqiptarë.
    Ja po themi se kjo është një histori e vjetër që tashmë duhet lënë pas, e duhet menduar për një bashkëekzistencë paqësore midis dy shteteve fqinjë, ashtu siç ndodhi midis Gjermanisë e shteteve fqinjë të saj të pushtuar.
    Por Gjermania e pas luftës jo vetëm që i dënoi vetë krerët e saj kriminelë nazistë, por të gjitha qeveritë demokratike të saj të pas luftës kanë kërkuar faëje për fajet jo të tyre por hitlerianëve, e sot kanë krijuar mardhënie të shkëlqyera me të gjitha shtetet europiane.
    Ndërkaq si mund të quhen kriminelë lufte njëlloj me ushtrinë e Millosheviçit edhe UÇK, kur Vuçiç , një ish Gëbels i Millosheviçit si president deklaron që Kosovës nuk do ti njihet kurrë pamvarësia ?
    Sa i takon krimeve të bëra me motive politike mbrenda shqiptarëve, apo korrupsionit të politikanëve shqiptarë në Kosovë, kjo është një temë tjetër që i përket drejtësisë së shtetit të pamvarur që të meret e jo të diktohet nga politikat agresive sërbe apo qoftë edhe nga juristë të huaj me lobe të dyshimta.

  2. Kjo gjykate qe po kundershtohet nga veteranet eshte nje institucion drejtesie e cila ka mare aprovimin e kuvendit te Kosoves. Si e tille ajo ka targen te arestoj kedo qe faktet tregojne se jane perfshire ne veprimtari te pa ligjeshme. Gjykata nuk denon nje komb por indvid, te cilet kane te gjithe te drejtat te mbrohen nga akuzat. Politizimi i veprimtarise se kesaj gjykate eshte i tepert dhe i pa vend. Ne Kosove njerzit duhej ta kishin futur trurin ne pune kur kuvendi i tyre i dale nga votat dhe te pjestareve te veteraneve aprovoi veprimtarine e kesaj gjykate me keto kushte te cilat sot po ju duken absurde. Sa harxhoni kohen me gjera qe nuk e çbejne gjykaten meruni me gjetjen e fakteve e avokat te mire qe t’ju bej mbrojtjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *