• |
ide | kryesore

Video/ Katër gola në 90 minuta: Lewandowski rrëzon Hertha Berlin në shtesë

-Instant, Sport, Video



Është Robert Lewandowski protagonisti i madh në ndeshjen që mbyll javën e tretë të Bundesligës. Numri 9 i Bayern Mynih shënon një poker golash (40’, 51’, 85’, 92’) në 4-3 që udhëheq bavarezët në fitoren e dytë në kampionat duke dëshpëruar Hertha Berlin, të aftë të rikuperonin kampionët tre herë me Cordoba (59’), Cunha (71’) e Ngankam (88’). Barazim po gola ndërkohë në ndeshjen e pasdites mes Wolfsburg e Augsburg.

Edhe pse duke vuajtur më shumë se duhej, Bayern Mynih përmirëson hapin e gabuar të bnërë kundër Hoffenheim e, falë 4-3 ndaj Herthas, merr fitoren e dytë në kampionat që e con për momentin vetëm një pikë larg kreut. Pjesa e parë u dominua nga vendasit: Gnabry më shumë se një herë kishte mundësinë të shënonte, por nuk gjeti mënyrën për të mposhtur Schwolow që në të 36’, shpëtoi nga VAR tek goli i Muller, anulluar për pozicion jashtë loje. Portieri nuk mund të bënte asgjë në goditjen e afërt të Lewandowski që në minutën e 40’ i dhuroi avantazhin Flick. Përsëri është polaku që në fillim të pjesës së dytë dyfishoi shifrat, me një diagonale që nuk i la shanse portierin në të 51’.

Disavantazhi i dyfishtë bëri efekt tek krenaria e Hertha që pas nëntë minutash shkurtoi diferencën me Cordoba, në zhvillimet e një goditje dënimi. Cunha në të 70, pas një kombinimi me Piatek, barazoi rezultatin, duke mposhtur Neuer.

Barazimi e bën Bayern të spostohet në gjysëmfushën kundërshtare e në të 85’ përpjekjet kanë sukses, me të njëjtin emër protagonist. Lewandowski e ka të thjeshtë pas shërbimit të Mueller të shënojë nga fare pranë golin e tretë.

Berlinezët nuk u dorëzuan e pas vetëm tre minutash gjetën barazimin e radhës në goditjen me kokë të Ngankam, që nuk i dha mundësi Neuer të bëjë shpëtimtarin. U duk e mbyllur, por në të 92’ arbitri dalloi një faull të Mittelstadt ndaj Lewandowski: polaku nuk fal nga pika e bardhë dhe i dhuron tre pikë shumë të rëndësishme Bayern.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *