• |
ide | kryesore

Komisioneri i BE-së i prerë me Ramën: Duhet Reformë Zgjedhore e besueshme, të mos ndalen koalicionet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioneri i BE-së Oliver Varhelyi, tha sot nga godina e Kryeministrisë, se reforma zgjedhore duhet të jetë e besueshme, dhe ky do të jetë testi për Shqipërinë. Sipas Varhelyit, reforma që u votua në Kuvend, është e rëndësishme të mos ndalojë koalicionet para dhe pas zgjedhjeve.

“Ne na duhet reformë e besueshme zgjedhore për të patur zgjedhje të lira. Ky është testi i vërtetë për Shqipërinë.

Për momentin po analizojmë reformën që ka miratuar Kuvendi. Duke u bazuar tek debati që është bërë gjatë gjithë procesit, duket që ka të bëjë me një çështje në thelb.

Për aq kohë sa koalicionet paszgjedhore nuk parandalohen, pra nuk bëhet më të vështira, atëherë ne mund ta shikojmë atë ligj me një mendje të hapur. Nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve, për të formuar koalicionet qoftë më parë apo pas zgjedhjeve.

Për reformat e datës 5 Qershor, mendoj se ato ishin shumë të rëndësishme”, – u shpreh Varhelyi.

Komisioneri tha se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale. Ai theksoi se çështja e korrupsionit mbetet ende një problem.

‘Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë në funksion. Ka akoma punë për të bërë që Shqipëria të ecë përpara për negociatat e anëtarësimit. Organet duhet të bëjnë punët e tyre’- tha Varhelyi.



4 Comments

  1. I vetmi kontestim qe Basha kishte, ishte Ilir Rusmaili.

    Ne nje akt te turpshem, Basha votoi ministrin e Edi Rames dhe rrezoi zevendes kryeministrin e Partise Demokratike.

    Ilir Rusmaili eshte njohesi me i mire i zgjedhjeve, eshte profesor i se drejtes kushtetuese.

    Ai i eshte bashkengjitur Partise Demokratike qe prej 3 dekadash.

    Nje nder mendjet me brilante te kesaj Partie .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *