• |
ide | kryesore

Shqipëri/ 169 raste të reja dhe 4 viktima gjatë 24 orëve të fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



 

Gjatë 24 orëve të fundit 169 persona janë testuar pozitiv me COVID-19, ndërsa katër të tjerë humbën jetën.

Numri i personave që janë infektuar që nga fillimi i pandemisë llogaritet 14899, ndërsa ai i viktimave 411.

Mësohet se janë kryer 971 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar në 9215 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 55 të prekur në Tiranë, 22 të prekur në Korçë, 14 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Fier, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Lezhë, Vlorë, Mirëditë, Tropojë, 2 raste në Kavajë, Berat, Mallakastër, Klos, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Malësi e Madhe, Përenjas, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62 vjeçar, një 66 vjeçare nga Lezhanjë 67 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana.

COVID-19 – Statistika (8 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 169
Të shëruar ne 24 orë 100
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 971

Testime totale 95811
Raste pozitive 14899

Raste të shëruara 9215
Raste Aktive 5273
Humbje jete 411

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2717
Durrës 570
Shkodër 398
Lezhë 264
Korçë 268
Elbasan 221
Fier 237
Vlorë 191
Kukës 146
Berat 128
Dibër 78
Gjirokastër 55



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *