• |
ide | kryesore

Taylor Swift deklaron mbështetjen e saj për Joe Biden si president i SHBA-së

-Instant, Paparazzi, Slider



Taylor Swift  së fundmi ftoi  ndjekësit e saj për të votuar ndërsa u shfaq në kopertinën e numrit të ri të “V Magazine”.

Taylor u shpreh për revistën se dëshiron  një të ardhme me një president që beson në progres dhe barazi.“Ndryshimi për të cilin kemi më shumë nevojë është të zgjedhim një president që pranon se njerëzit me ngjyrë meritojnë të ndihen të sigurt dhe të përfaqësuar.Gratë meritojnë të drejtën të zgjedhin atë që do t’u ndodhë trupave të tyre dhe se komuniteti LGBTQIA + meriton të pranohet dhe përfshihet”.Taylor theksoi gjithashtu rëndësinë e luftimit të COVID-19.”Çdokush meriton një qeveri që merr seriozisht rreziqet shëndetësore globale dhe vendos jetën e njerëzve në radhë të parë”, u shpreh këngëtarja. Swift deklaroi zyrtarisht mbështetjen e saj për kandidatin Joe Biden në Instagram, duke postuar një foto ku mban një tabaka me ëmbëlsira të Biden/Harris.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *