• |
ide | kryesore

Horror në Bulqizë/ Nëna gjen të hapur varrin e djalit: Është hera e tretë (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nuk ka të ndalur tragjedia në një familje në Valikardh të Bulqizës. Familja Zogu denoncon se varri i djalit të kësaj familjeje Edmond Zogu, është hapur për herë të tretë. Në muajin gusht të këtij viti familjarët denoncuan pasi kishin vënë re që dy herë varri i djalit të tyre, ishte hapur.

Ndonëse për herën e parë ata kishin menduar se mund të ishte bërë nga ndonjë kafshë, herën e dytë dyshuan dhe njoftuan policinë. Sipas News24 që raporton ngjarjen, për këtë rast prokuroria e Dibrës nisi hetimet. Nëna e Edmond Zogut, Sheqere Zogu kërkon shpjegime nga autoritetet se përse ndodh një gjë e tillë.

Ajo shprehet se as sendet personale të djalit nuk i janë kthyer ende. Hapjen e varrit për herë të tretë e denoncon edhe xhaxhai i të ndjerit. Riza Zogu shpreh dyshime të forta që trupi i nipit të tij të jetë në varr, ndaj kërkon nga organet kompetente të veprojnë dhe të mos e pushojnë hetimin. 36 vjeçari Edmond Zogu u gjet i varur më 20 qershor të këtij viti në fshat. ©LAPSI.al

Gjen për herë të tretë varrin e djalit të hapur/ Nëna: Ai nuk është aty, i kanë marrë sendet personale



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *