• |
ide | kryesore

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat: 3 viktima dhe 165 raste të reja

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar situatën e pandemisë në Shqipëri. Sipas autoriteteve shëndetësore 3 persona kanë humbur jetën dhe janë konfirmuar 165 raste të reja. Betejën me Covid-19 e kanë humbur: një 63-vjeçar nga Burreli, një 66-vjeçar nga Tirana dhe një 83-vjeçar nga Shkodra.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 232 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

102 qytetarë janë shëruar duke e çuar në 9406 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *