• |
ide | kryesore

17-vjeçarja që theu dy rekorde Guinnes me këmbët e gjata, tashmë më e famshmja në TikTok

-Instant, Paparazzi, Slider



60% të gjatësisë totale të adoleshentes Maci Currin e përbëjnë këmbët. 17-vjeçarja nga Cedar Park, Texas, theu dy rekorde botërore Guinness: një si femra me këmbët më të gjata dhe një tjetër si adoleshentja me këmbët më të gjata.Këmba e saj e majtë është e gjatë mbi 134.62 cm, ndërsa këmba e saj e djathtë është pak më e shkurtër, rreth 134.3 cm, sipas Guiness.Në një video të postuar në kanalin në YouTube të Guiness, nëna e Currin tregon se vajza e saj ishte më e gjatë se moshataret e saj në moshë më të vogël.
“Unë mendoj se ka një lloj geni që i jep asaj atë gjatësi”, tha nëna e saj në video.
Currin është 186 cm e gjatë. Babai i saj ishte 198, vëllai i saj është 195 dhe nëna e saj është 174 cm e gjatë.
“Rreth vitit të dytë, unë thjesht fillova të mos e vras mendjen për atë që njerëzit mendojnë për mua,” -tha Currin për Guinness. “Dhe sapo bëra këtë gjë, nuk prekesha më fare.”
“Shpresoj që vajzat dhe gratë e gjata ta kuptojnë që gjatësia është një dhuratë. Si dhe që nuk duhet të kesh turp që je e gjatë. Duhet ta përqafosh këtë fakt.”
Currin tani përdor rrjetet e saj sociale për të frymëzuar të tjerët të ndihen rehat me gjatësinë e tyre. Me 1.7 milion ndjekës në TikTok dhe 50,000 të tjerë në Instagram, adoleshentja poston rregullisht për vetëbesimin dhe imazhin e trupit. Madje, videot e saj në TikTok arrijnë miliona shikime.

https://www.youtube.com/watch?v=JAsvK6XzLAY&feature=emb_title



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *