• |
ide | kryesore

Maskat me detyrim nga e enjtja/ Rama: Nuk ia vlen të shkojmë drejt mbylljes së dytë

-Instant, Lajme



I pyetur se sa e besueshme është masa e vendosur nga qeveria për mbajtjen e maskës me detyrim kur pak ditë më parë u falën të gjitha gjobat e vendosura përgjatë periudhës së karantinës, kryeministri Edi Rama tha se motivi kryesor për gjobat është sensibilizimi i qytetarëve. Rama tha se duhet bërë gjithccka për të shmangur një mbyllje të dytë, që do të ishte shkatërruese për të gjithë.

“Nuk është gjoba motivi pse njerëzit duhet të mbajnë maskën. Motivi kryesor është që të shmangim një mbyllje tjetër. Që do të ishte shumë e rëndë për të gjithë. Nuk ja vlen të rrezikosh një goditje të tillë. Nuk është çështja te gjoba, fare“, tha Rama.



1 Comment

  1. Për hir të së vërtetës me këtë mungesë të theksuar dijesh në arithmetike, kur ishte ministër Transportesh, Lulzim Basha nga një “lapsus” i vogël i zhvati shtetit 230 milionë eurot e Rrrugës së Kombit. E tha KLSH që drejtohej nga vetë mazhoranca në atë kohë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *