• |
ide | kryesore

“Calciopoli nuk ka mbaruar, duam titujt kampionë”: Juventus nuk heq dorë nga beteja me Inter

-Instant, Sport



Juventus nuk ka ndërmend të mbyllë aspak kapitullin e dhimbshëm të Calciopolit. Pyetjes precise të një aksionisti në lidhje me zhvillimet e një cështje që zgjat tashmë prej më shumë se 14 vjetësh, klubi i është përgjigjur: “Kemi ndërmarrë gjatë viteve të gjithë veprimet në mbrojtje të shoqërisë për të marrë atë që duhej. Jemi në pritje të fiksimit të ankimimit në Gjykatën Administrative Rajonale që së fundmi ia kemi propozuar përmes vendimit të organeve të drejtësisë sportive e Komitetit Olimpik Italian (CONI). Cdo tentativë për të marrë titujt kampion të hequr do të bëhet nga Shoqëria”.

Një betejë e pafund, ajo e luftuar nga klubi bardhezi. Akti i fundit, për sa i përket drejtësisë sportiva, ishte vendimi i Kolegjit të Garancisë së Coni-t, që e ka deklaruar të papranueshme kërkesën e bërë nga Juve. Kjo dispozitë ndoqi në fakt atë të Kolegjit të Garancisë e CONI-t e ato të Gjykatës e Trupës së Apelit Federal Kombëtar të FIGC.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *