• |
ide | kryesore

“Tifoz i Milan që fëmijë”: Igli Tare, milanisti që refuzoi Maldinin

-Instant, Sport



Igli Tare vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pavarësisht se këtë vit gjërat nuk nisën shumë mirë për Lazion e tij. Drejtori Sportiv, i konsideruar si një ndër më të mirët në Serie A, vetëm dy sezone më parë ishte pranë kalimit tek Milan, por refuzoi, duke u shprehur se “zgjodha me zemër”. Vetëm se tani shqiptari ka zbuluar se kur mori vendimin e ka thyer një pjesë të zemrës, atë që bën tifo për Milan që në fëmijëri.

“Fëmijëria ime është e lidhur me Milanin hollandez të drejtuar nga Sacchi. Kam qenë tifoz i tyre i vogël, kam luajtur ndeshjen e parë në Serie A kundër Milan. Oferta e Milan më erdhi dy sezone më parë nga Maldini, por raporti im me Lazion është jashtë normales, janë shumë vite që qendroj në Romë. Ishte një relacion i lindur papritur, si një dashuri që të përfshin. Sidoqoftë ishte shumë e vështirë për mua të refuzoja Milan”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *