• |
ide | kryesore

Kërcimi i Donald Trump gjatë fushatës elektorale bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Presidenti i SHBA Donald Trump të hënën rifilloi fushatën e tij me një tubim masiv në Florida, vetëm dy javë pasi ai doli pozitiv me COVID-19. Trump mblodhi grupe të mëdha njerëzish, të cilët nuk ruajtën distancën dhe shumë pak prej tyre e mbajtën maskën. Madje, ai është akuzuar se ka bërë deklarata të pabaza, pasi ka thënë se tanimë është imun, kur në fakt është vërtetuar që edhe ata që e kalojnë Covid-19, mund të riinfektohen.
“Unë e kalova dhe tani ata thonë se jam imun”, -u shpreh Trump ndërsa iu drejtua një turme në Sanford, afër Orlandos.
Sidoqoftë, një ndër gjërat e fushatës që u diskutua edhe më shumë ishte vallëzimi i tij me këngën “YMCA” të The Village People. Me këngën në sfond, presidenti bëri një kërcim që tanimë është bërë viral.Për më shumë, ndiqni videon. Është e pamundur të mos fiksoheni me të.

https://www.youtube.com/watch?v=u9X3nUmDJuY&feature=emb_title



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *