• |
ide | kryesore

“Nuk jam Ibrahimovic i Lazios, unë jam unë”: Muriqi prezantohet kështu tek Lazio

-Instant, F1, Sport



Dita e prezantimit për Vedat Muriqin, sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, që ka treguar personalitet menjëherë, duke i bërë gjërat të qarta: “Jam në një nga klubet më të rëndësishëm në Itali e në klubin e parë të kryeqytetit, dua të jem i madh sa i madh është Lazio”. Ish-sulmuesi i Fenerbahce është futur menjëherë në klimën derbi: “Të gjithë lojtarët duan të luajnë, është një ndeshje e rëndësishme, jam vërtetë i joshur nga idea e mezi pres ta përjetoj në fushë”. Komplimentat për Immobile kosovari, që në karrierë ka luajtur edhe për Besën e Teutën në Superiore, nuk i ka kursyer: “Ëshjtë një ëndërr të mund të luaj me të e të vesh të njëjtën fanellë me të. E di që mund të mësoj shumë nga ai, do të bëj sa kam mundësi për ta asistuar e ti lejoj të bëjë gola”.

I mbiquajtur Ibrahimovic i Kosovës, 26 vjecari ka ndalur menjëherë krahasimet: “Nëse ëndërroj të jem edhe Ibra i Lazios? Jo, do të jem Vedat Muriqi i Lazios. Dò jap maksimumin për trajnerin, për këtë klub të madh e tifozët e tij”.

I mbërritur për shumën e 18 milionë euro plùs bonus në përfundim të një “tratative shumë të lodhshme e të gjatë”, shpjegoi Drejtori Sportiv Igli Tare, “Vedati kompleton një repart shumë të fortë që duhet të përballojë tre kompeticione të vështira. Blerja e tij do të jetë e rëndësishme për të arritur objektivat tonë këtë vit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *