• |
ide | kryesore

Angelina Jolie së shpejti me një projekt të ri

-Instant, Paparazzi, Slider



Periudha e karantinës ka qenë tepër produktive për Angelina Jolie. Ajo promovoi një film të ri, publikoi disa shkrime, dhuroi një shumë të konsiderueshme parash tek një stendë limonade dhe së fundmi, zbulohet se aktorja ka qenë duke punuar edhe për një libër të ri.Të mërkurën, 14 tetor, organizata e të drejtave të njeriut “Amnesty International” njoftoi se Jolie bashkëpunoi me ta në një libër të ri, i cili pritet të dalë në shtatorin e vitit të ardhshëm.Libri, i titulluar, “Know Your Rightës (And Claim Them)” [Njihni të Drejtat tuaja (Dhe Kërkojini Ato)], ka për qëllim të ndihmojë të rinjtë të kuptojnë të drejtat themelore të njeriut.Sot ne kemi të rinj të angazhuar dhe të gatshëm për të luftuar”, tha Jolie në një deklaratë. “Por shumë luftojnë me dezinformimin nga të rriturit, mungesën e vetëdijes për të drejtat e tyre dhe mungesën e njohurive se si të përdorin specifikat e të drejtave të tyre, duke i zbatuar ato në vendin dhe rrethanat në të cilat jetojnë. Ne duhet t’u japim atyre mjete për të forcuar luftën e tyre dhe për t’i fuqizuar ata “.Libri, sipas Amnesty International, është një “vizion për të gjithë të rinjtë që të dinë dhe të jenë në gjendje të kërkojnë të drejtat e tyre, pa marrë parasysh kush janë ata ose ku jetojnë”.Në 2003, Jolie shkroi gjithashtu një libër të quajtur “Notes from My Travels: Visits with Refugees in Africa, Cambodia, Pakistan and Ecuador”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *