• |
ide | kryesore

Bionde apo brune/ Njihuni me trendin e kësaj vjeshte

-Instant, Paparazzi, Slider



Me përfundimin e sezonit të plazhit dhe me rënien e temperaturave, shumë vajza e ndjejnë të nevojshëm ndryshimin e pamjes dhe kur flasim për ndryshim pamjeje sigurisht që e kemi fjalën për lyerjen e flokëve. Nëse po kërkoni të ndryshoni ngjyrën këtë vjeshtë, provoni të shtoni tone të hirta dhe të ftohta në flokët tuaj.
Sipas parukieres së vajzave të famshme (Bella Hadid, Emily Ratajkowski), Jenna Perry, tonet e hirta në kafe janë ngjyra perfekte e këtij sezoni dhe funksionon më mirë te njerëzit me ngjyra të ftohta ose neutrale të lëkurës.Flokët ngjyrë të hirta në kafe mund të krijohen përmes disa highlights delikate ose me një balayage nëse jeni duke kërkuar një transformim total. Kjo është gjithashtu mënyra perfekte për të provuar trendin e flokëve të argjendtë pa u penduar ose shkatërruar flokët që kanë ngjyrë natyrale të errët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *