• |
ide | kryesore

Ronaldo, Ibrahimovic e Pellegrini të infektuar, batuta e Rossit epike: “Sic duket, virusi di të zgjedhë mirë”

-Instant, Sport



Zhgënjim i madh për Valentino Rossin që do të jetë i detyruar të shohë GP e Aragon nga divani i shtëpisë për shkak të pozitivitetit me koronavirus, zbuluar në orët e fundit. “Doktori” ka shpjeguar se është nxitur nga të tjerët për të bërë atë tampon që më pas rezultoi pozitiv: “Mes të mërkurës e të enjtes në mbrëmje nis të ndihesha keq, dhimbje në shpinë e në kocka. Mata temperaturën e kisha 37,6”.

Duke folur në Radio Deejay, për pilotin pesarez nuk pati asnjë dyshim: “I thashë vetes, ‘pa shih pak’. Pastaj shkova të bëja një tampon të shpejtë, përsëri negativ, por vendosa të mos nisesha sepse isha keq. E tamponi pozitiv erdhi pasdite. Për fat isha në shtëpi, kështu që nuk kisha takuar njeri. Nervozizmi nuk më ka kaluar akoma”.

Në orët para shfaqjes së simptomave, Rossi i ishte nënshtruar tamponeve të detyrueshëm që do ti garantonin nisjen për në Aragon: “Bëra tamponin klasik që duhej bërë të martën në mëngjes para garës, e isha mirë. Kisha lejen për të shkuar. Nëse do mbetesha 1 javë i mbyllur në Aragon, do isha hedhur nga taraca” ka shpjeguar duke qeshur “Doktori” që tani po bën karantinën në banesën e tij në Tavullia.

Valentino e mbyll me një batutë, duke parë që në listën e të infektuarve janë shtuar persona të famshëm si Cristiano Ronaldo e Federica Pellegrini: “I shkrova edhe Federicas. I thashë që virusi ditka të zgjedhë, sepse më kapi mua, atë, Cristiano Ronaldo, Ibrahimovic. E ka rritur shënjestrën. Sidoqoftë në fund është si grip: temperaturë konstante, dhimbje koke e dhimbje trupi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *