• |
ide | kryesore

MotoGP/ Në Aragon ndryshon renditja e Botërorit: Rins merr garën, Mir kryesimin pass garës skandaloze të Quartararo

-Instant, Sport



Alex Rins merr suksesin e parë sezonal në GP e Aragon, etapa e dhjetë e Botërorit të MotoGP. Në Motorland është tripletë spanjolle me shkallën e dytë e të tretë të podiumit të zënë nga Alex Marquez e Joan Mir që, duke përfituar nga gara katastrofike e Quartararo (18°) është tashmë lideri i ri i kampionatit, gjashtë pikë para francezit.

Një e dielë e jashtëzakonshme për Joan Mir që për herë të parë, në moshën 23 vjecare, i sheh të gjitha nga lart, në vendin e parë të renditjes së Botërorit. Në një GP të Aragon të dominuar nga Suzuki, që e mbylli garën në vendin e parë të podiumit me Alex Rins, entuziazmi e lumturia është e gjitha për pilotin e ri nga Mallorca që me vendin e tretë doli tashmë në krye të Botërorit, pas një gare skandaloze të Quartararo. El Diablo, i nisur nga pole, humbi menjëherë shkëlqimin e nevojshëm për të luftuar për vendet e para, e shumë shpejt, për shkak të problemeve të Yamaha M1, zbriti në prapavijë. Vendi i 18° i francezit e largon 6 pikë nga kryesimi i Mir, që 4 gara nga fundi i Botërorit nis të ëndërrojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *