Aktori Matthew McConaughey do të publikojë më 20 tetor librin e tij, “Greenlight”.
Matthew ka treguar për People se libri do të përmbajë kujtime nga jeta e tij. Aktori pohoi se në libër ka përfshirë edhe vdekjen e të atit James Donald. Ai rrëfeu gjithashtu për revistën sesi e mori vesh lajmin.“Mora një telefonatë nga mami. ‘Babi vdiq’. M’u prenë gjunjët. Nuk mund ta besoja. Ai ishte babai im. Askush dhe asgjë nuk mund ta vriste. Përveç mamit.” – u shpreh Matthew, me humor. Matthew shtoi se babai i thoshte gjithmonë se do të vdiste duke bërë dashuri me gruan.James ndërroi jetë në vitin 1992. Ai dhe e ëma e Matthew, Mary Kathleen, u martuan tri herë si pasojë e marrëdhënies së tyre të komplikuar.