• |
ide | kryesore

Dendias e provokon Ramën për Erdoganin. Ironia me një përgjigje në turqisht (video)

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Shumëkush ka mbetur i çuditur kur e ka parë që konferenca e shtypit mes Edi Ramës dhe shefit të diplomacisë greke, Dendias është mbyllur me përshëndetjen në turqisht të kryeministrit tonë: “ejvallah”. Por në fakt përdorimi i këtij turqizmi që përdoret gjithnjë e më pak në shqipen e folur nuk ishte aspak i rastësishëm. Së pari ishte miku grek ai që e “provokoi” Ramën, kur krejt papritur në një fjalë të fokusuar tek marrëdhëniet dypalëshe ai vendosi të kritikojë ashpër Turqinë e Erdoganit lidhur me rolin e saj në konfiktin e Mesdheut Lindor që ka shpënë drejt një konflikti gati militar dy vendet.

“I referohem fqinjit tonë, Turqisë që vazhdon të shkelë cdo ditë kriteret themeltare të integrimit në BE, qoftë politike dhe ekonomike.

Jam detyruar t’i dërgojë një shkresë komisionerit të zgjerimit duke theksuar se Turqia që po shkel unionin doganor e duhet të shqyrtohet menjëherë marrja e masave për këtë gjë.

Gjithashtu kam vendosur këtë cështje me keqardhje madje, që të ekzaminojë komisioni të gjitha shkeljet në të gjithë dimensionin e tyre madhe deri në tërheqjen e unionit doganor si ide e qartë për shkeljet që krijon sjellja e Turqisë.

Kam theksuar gjithashtu edhe tek homologët e mi evropianë, ministrat e Jashtëm veprimet e fundit që janë tepër shqetësuese në Mesdheun Lindor e theksova nevojën të ndalojë eksporti i materialeve ushtarake përkundrejt Turqisë se përdoren për veprime që destabilizojnë zonën tonë” tha Dendias (video ne fund poshte). 

Gjeopolitikë/ Gjithçka duhet të dini për betejën Greqi – Turqi, në Mesdhe

Natyrisht që shefi i diplomacisë greke nuk mbeti të ankohet në Tiranë për marrëdhënien që ka me fqinjin e vet diplomatik. Por kjo deklaratë e tij vjen direkt pas atyre të Ramës, para mediave greke në Athinë, se është krenar për miqësinë që ka me Erdoganin.

“Presidenti Erdogan nuk ka ndjenja anti-greke” siguroi në mesin e këtij shtatori kryeministri shqiptar në kryeqytetin grek.

Rama në Athinë: Erdogan nuk është anti-grek, kufirin mes nesh le ta ndajë një i tretë

Por pasi Dendias e bëri fakt të kryer goditjen e Erdoganit në “shtëpinë” e Ramës dhe në krah të djathtë të tij, kryeministri në stilin e zakonshëm që kur kapet në befasi përdor humorin e mbylli konferencën duke e falenderuar me një barbarizëm shefin e diplomacisë helene. Me siguri që nëse do ta dinte më parë këtë “provokim”, do të ishte shfaqur sot me një kollare të stolisur me gjysëm hënë të bardhë.

©Lapsi.al 



20 Comments

  1. ERDOGANI I KA TREDHUR NGA BOLET EDI RAMEN DHE HASHIM THACIN ME KOHE thotë:

    ERDOGANI E KA BERE SYNET ME KOHE EDI RAMEN DHE HASHIM THACIN,KURSE I KANE VERE NE DISPONIM PER TI PERDOR PER LETRA HIGJENIKE YMER GELBAZA KELLIRA DHE BATON HAXHIUN

  2. O zagare te pa trainuar, pergjigjja e Ramez eshte dipllomatike e qarte qe Shqeperia nuk behet pale e askujt por kerkon mardhenie te fqinjeise te mire reciproke.

    1. Sali shpella te hoqi vizat o lyps se rrije per nje vize si ne rradhe qumeshti.
      Ah po, Edi Rama i ka “hapur negociatat nja 3 here deri tani”:).

  3. YMER GELBAZA KELLIRA E ZBULON BISEDEN E EDI RAMES PER GREG KRISTAQ RAMEN thotë:

    KU GREKU E PYETI EDI RAMEN SA FEMIJ KE,EDI RAMA THA 3 DJEM ,KURSE GREKU I THOT PO SI NE WIKIPEDIA YMER GELBAZA KELLIRA TE KA PUBLIKUAR DOSJEN SE GREGU ESHTE I KRISTAQIT BABAIT TUAJ

  4. @ TIMONIER i KARROCËS

    Pse per ligjin absurd 80 vjeçar te luftes do vazhdoni ende bisedimet e diskutimet,
    kur mund te hiqej menjehere nga Greqia ose te shkohej direkt ne nje Gjykate Nderkombetare ???

    Pse per çeshtjen e re te shelfit detar dhe zee do shkoni direkt ne nje Gjykate Nderkombetare,
    kur si shume shtete te tjere ne bote mund te vazhdohen studimet dhe bisedimet edhe 80 vjet ??

  5. Eshte normale qe greku i ndodhur nen presionin turk do ankohet gjithandej per te. Askush te mos mendoj se ne rastin e nje perplasje ushtarake, Shqiperia nuk eshte pjese e planeve te paleve luftuse, per tu perdorur per interesat e tyre. Eshte mire qe Shqiperia te rije asnjanese, ne qofte se eshte e mundur.

  6. Greket kane veten llafe ne lidhje me turqine dhe sanksionet e propozuara nga ata ne BE jane bllokuar sot nga Gjermania, Spanja, Hungaria dhe Malta. Te tjerat e Dendiasi i ka thjesht matje pulsi dhe presione ndaj Shqiperise.

  7. Shiko edi o ropqim po mir ja ka ber ca karin vjen e flet me spond te ne le tflasi ne lidhje me mardhniet tona apo trroj rasti. Greket jan ropqira. Kujdes

  8. Ore, bastarde plot bolshevike… ose eshte vetem njeri sufllaqexhi
    Na myten bastardet e kristaqit

  9. Pergjigja ishte e lezetshme me spond. Ca karin na duhet ne me dy armiq te kombit. Te dy historikisht na kan ca riken.

  10. Po pse ta marrin te pandehur Lulzimen?? Cfare ka bere ai me shume se te tjeret??

    I thane vidh dhe ai vodhi. I thane vrit dhe ai vrau. A ka vajze me te bindshme dhe me pa pretendime se Lulzimja??
    Apo doni te beni pergjegjes ate, per gjithcka te keqe qe ndodh ne kete vend,,,per paaftesine e shqiptareve per tu organizuar dhe per ti dale zot vetes dhe shtetit te tyre.
    Ne ate Europen ku duam te shkojme ne,,,,nese dikush vret dhe vjedh si Lulzimja me babin e tij shpirteror,,,,digjet vendi dhe ngrihet ne kembe i madh dhe i vogel, derisa dera e burgut te mbylle brenda kriminelet.
    Nuk e ka fajin Lulzimja qe shqiptaret jane si delet dhe mbajne mbi krye pacavure dhe karikatura te tilla.!!
    Vazhdo vidh dhe vrit,,, moj tu befsha. Me shqiptaret, nuk te hyn nje gjemb nderkembe. Ata jane te zene me pune te tjera si psh vrasin vellane apo babane per nje vije uji apo per nje gardh

  11. Vetëm kush nuk do që ta kuptojë nuk do, nuk e kupton, çështjen e detit nuk e ka hapur Greqia , e ka hapur Shqipëria sepse grekët e kishin mbyllur me Saliun, Lulin, ilirin. Atë çështje e kam hapur unë me Partinë Socialiste në gjykatë kushtetuese dhe e ka rrëzuar 9 me 0 dhe çështja është rihapur falë vizionit për të ardhmen dhe e them me shumë respekt për Mitsotakis i cili qartësisht ka zgjedhur për të vënë në dispozicion për të ardhmen e përbashkët për të dy vendet.

    1. Po e vertet, me Saliun mund te zgjerohshin 6 milje (kjo u be nul nga Gjykata Kushtetuese), kurse me Edin marveshja eshte per 12 milje dhe do ndodhe.

      Jua futem grekeve, legenave:) Rrofte njeshi, Edvin Ramazoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *