• |
ide | kryesore

Matthew McConaughey: Më kanë shantazhuar për marrëdhënie intime

Paparazzi, Slider



Në librin e tij të kujtimeve, “Greenlights” aktori i njohur Matthew McConaughey zbuloi se ishte viktimë e abuzimit seksual disa herë, gjatë adoleshencës së tij.

Libri tregon jetën e 50-vjeçarit, përmes momenteve që ai i identifikon si drita jeshile, të verdhë ose të kuqe, ngjarje që e bënë atë të përparonte, të vazhdonte ose të ndalonte.  Fitues i çmimit “Oskar”, më tej tha se secili moment i dha atij një mësim dhe si ai ka ecur përpara. McConaughey rrëfen disa fakte rreth tij mjaft tronditëse, ku zbuloi se ai ishte i detyruar të kryente seks për herë të parë dhe se ishte “shantazhuar”.

“Unë u shantazhova për të bërë seks për herë të parë kur isha 15 vjeç. Isha i sigurt se do të shkoja në ferr për seksin paramartesor. Sot, unë jam i sigurt se nuk është kështu. ” McConaughey zbulon gjithashtu se ai ishte ngacmuar nga një burrë kur ishte 18 vjeç. Megjithëse ai nuk përfshin shumë më shumë detaje rreth përvojës së tij, McConaughey pohon se ai nuk e konsideron veten viktimë të situatave të ndodhura.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *