• |
ide | kryesore

Video/ Kumbulla i jep fitoren Romës: AZ, me gjysëm ekipi, fiton ndeshjen ‘e infektuar’

-Instant, F1, Sport, Video



Emocione, përmbysje, surpriza e shumë gola në 12 ndeshjet e para të Europa League, ku të mëdhatë fitojnë, por jo pa drithërima, ndërsa suksesin më të thellë e arriti Leverkusen, që luajti tenis me francezët e Nice. Befasinë e madhe e bëri AZ Alkmar, që edhe me ekip të përgjysmuar nga 13 pozitivët me Covid, godet në San Paolo duke mundur Napolin.

GRUPI A
Young Boys ja bëri jetën të vështirë Romës, edhe pse në fund verdhekuqtë e Fonseca arrijnë të përmbysin gjithcka, duke marrë fitoren e parë në transfertë, për grupin A. Zviceranët që eleminuan Tiranën në playoff gjetën avantazhin me penalltinë e Nsame. Verdhekuqtë reaguan dhe barazuan në minutën e 69 me Peres, përpara se Marash Kumbulla të shënojë golin e parë në Europë. Mbrojtësi shqiptar ka përmbysur shifrat në minutën e 74, duke e vënë në presion tashmë teknikun portugez për zgjedhjet në të ardhmen.


GRUPI B
Fitore me përmbysje edhe për Arsenal, që ndan vendin e parë me Molde, që shkoi të fitonte në transfertë me Dundalk. Gunners shkojnë në disavantazh përballë Rapid Vienë në minutën e 51 me Fountas, por Arteta ka shumë kualitet brenda organikës dhe arrin të barazojë e të përmbysë gjithcka në harkun e 4 minutave: fillimisht barazoi rezultatin David Luiz në të 70, ndërsa në të 74 është Aubameyang që fikson rezultatin në 1-2.


GRUPI C
Bayer Leverkusen shënonë rezultatin më të thellë të 12 ndeshjeve të para, duke shkatërruar 5-2 Nice. Gjermanët nuk e vunë asnjëherë në diskutim ndeshjen, ndërsa projektohen menjëherë në vendin e parë të Grupit C. Amiri, Alario, Diaby, dy herë Bellarabi e Wirtz zhvleftësuan golat e Guoiri e Claude. Në ndeshjen tjetër, Beer Sheva, që në playoff eleminoi me shumë fat Lacin, ka shkatërruar 3-1 Slavia Pragë.



GRUPI D
Benfica imponohet menjëherë në Grupin D, edhe pse duelin më të rëndësishëm do ta ketë me Rangers. Nëse portugezët shkuan të fitojnë 2-4 në transfertë me Lech Poznan, skocezët e Gerrard dolën fitues në shtëpinë e Standard Liege me rezultatin 0-2. Pasi morën kryesimin e kampionatit në Skoci, skuadra nga Gllasgow po bën mirë edhe në Europë, udhëhequr nga penalltia e minutës së 19 nga Tavernier dhe goli i Roofe në shtesë.

GRUPI E
Granada, skuadra që eleminoi nga kompeticioni Teutën, merr kryesimin e Grupit E, duke fituar në Eindhoven përballë PSV. Një fitore e rëndësishme e spanjollëve kundër rivalit më të fortë, ndërkohë që PAOK barazoi 1 – 1 me Omonia Nicosia. Për Granadën hapet rruga e kualifikimit, pavarësisht se Goetze shënoi golin e parë në Europë me fanellën e hollandezëve në fund të pjesës së parë. Spanjollët përmbysën gjithcka në 45 minutat e dyta me golat e Molina e Machis.


GRUPI F
Napoli humbet në shtëpi kundër një kundërshtari të përgjysmuar nga 13 rastet e infektuar me Covid. AZ bën goditjen e madhe në San Paolo duke e komplikuar shumë që në fillim ecurinë e skuadrës së Gatusso. Për hollandezët vendosi Karlsson në minutën e 57, ndërsa në renditje i bashkohen Real Sociedad, që shkoi të fitonte po në transfertë kundër Rijekës.

EUROPA LEAGUE – GROUP A
PFC CSKA-Sofia 0 – 2 CFR Cluj
Young Boys 1 – 2 Roma
EUROPA LEAGUE – GROUP B
Dundalk 1 – 2 Molde
Rapid Wien 1 – 2 Arsenal
EUROPA LEAGUE – GROUP C
Bayer Leverkusen 6 – 2 Nice
Hapoel Beer Sheva 3 – 1 Slavia Prague
EUROPA LEAGUE – GROUP D
Lech Poznan 2 – 4 Benfica
Standard Liege 0 – 2 Rangers
EUROPA LEAGUE – GROUP E
PAOK Thessaloniki FC 1 – 1 Omonia Nicosia
PSV Eindhoven 1 – 2 Granada
EUROPA LEAGUE – GROUP F
Rijeka 0 – 1 Real Sociedad
SSC Napoli 0 – 1 AZ Alkmaar



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *