• |
ide | kryesore

PD nxjerr foton administratores së inceneratorit të Elbasanit: Mafia për të cilën ajo punon, e detyroi sot të reagonte

Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratës së Stela Gungalljas, administratores së kompanisë që ka marrë koncensionin e inceneratorit të Elbasanit. Alibeaj publikon edhe një foto të saj, ku shfaqet krah Ramës dhe ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini. Sipas Alibeajt, atë e ka detyruar të reagojë mafia për të cilën ajo punon.


“Reagimi i administratores së kompanisë së inceneratorëve, Stela Gugallja, me fjali të stilit “alla Rama”, është një shantazh më vete. Sot, mafia me të cilën ajo punon, e detyron të reagojë; nesër, për të shpëtuar veten, ia hedhin përpara drejtësisë, siç kanë bërë deri tani, për të shpëtuar veten e tyre. Natyrisht, peshku i madh, marifteçiu i vjetër, Edi Rama, nuk do t’ia hedhë dot duke përdorur emrat e këtyre që qendrojnë përpara mafias së plehrave”, shkruan Alibeaj.


3 Comments

  1. noi rroge te mire 300 mije lekeshe te vjetra e merr ajo

    ketu shiten per 2 leke jo me per rroge mujore

    popull legen do me honger buke kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu