• |
ide | kryesore

A janë Stresi dhe Fero drejt një bashkëpunimi

-Instant, Paparazzi, Slider



Fero është zhdukur prej disa kohësh nga rrjetet sociale dhe siç kanë bërë të ditur mediat kosovare, ai po punon fort për albumin e tij të ri.Albumi do të titullohet “Goat” dhe do të përfshijë gjithashtu bashkëpunime me reperët më në zë të momentit, ku përmendim Capital Bra.Mirëpo, fansat janë të bindur se Fero do të sjellë edhe një projekt në bashkëpunim me Stresin, kjo për shkak të fotos së fundit që ka qarkulluar në rrjete sociale.Stresi ka udhëtuar drejt Kosovës dhe djemtë kanë shkrepur një foto në studion e “Gang Gang Entertainment”, ku Fero ka kaluar ditë të tëra duke punuar.Pra, shumë shpejt mund të kemi një këngë nga dyshja, për të cilën fansat janë tepër entuziastë.Nëse ky projekt realizohet, do të jetë bashkëpunimi i parë mes Stresit dhe Feros.



1 Comment

  1. Ca jane keto surrate kshu mo
    Po gjyna mo shpjerini ne spital tu bejne derman mo se duket sikur i kane ikur nga duart varmihesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *