• |
ide | kryesore

Kërcënimi i tretë për Tokën, asteroidi gjigand pritet të godasë planetin tonë

-Instant, Lajme, Planet



Vetëm një pjesë e vogël e objekteve hapësinore paraqesin kërcënim serioz për tokën dhe asteroidi gjigant “Apophis” është një prej tyre. Shkencëtarët po rivlerësojnë mundësisë që ai të godasë planetin tonë në 48 vjet, bazuar në  vëzhgime të detajuara të asteroidit “problematik”. Vëzhgimet e bëra në fillim të këtij viti nga teleskopi Subaru i kanë dhënë opsionin astronomëve që të kenë një pamje më të qartë sesi ky asteroid po ecën në hapësirë.

“Apophis është një objekt kërcënues, jo vetëm në 2068”, shpjegoi Dave Tholen, një studiues nga Instituti për Astronomi në Universitetin e Hawai-it.

Zbulimet e fundit janë prezantuar në mbledhje virtuale për vitin 2020 të Divizionit për Shkencat Planetare të Shoqërisë Astronomike Amerikane. “Apophis”, aktualisht mban vendin e tretë si kërcënim i lartë për Tokën, në listën e NASA-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *