• |
ide | kryesore

Kim Kardashian kritikohet nga fansat pas festës luksoze

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian është kritikuar së fundmi për festën e zhvilluar me rastin e ditëlindjes së saj të 40-të.

Kim vendosi të festonte ditëlindjen në një ishull privat bashkë me miqtë dhe familjarët.Përmes një postimi në rrjetin e saj social ,Twitter,Kim u shpreh se vetëm tani e kupton sa e privilegjuar është jeta saj.“Para koronavirusit, unë nuk mendoja se dikush prej nesh i vlerësonte lukset e thjeshta si udhëtimet dhe mundësinë për të kaluar kohë me miqtë dhe familjen në një mjedis të sigurt.Me përulësi e kujtova sa e privilegjuar është jeta ime”.Menjëherë pas postimit fansat nisën të komentonin duke e uruar për ditëlindjen dhe vlerësuan sinqeritetin e saj.Por, të shumtë ishin dhe ata që e kritikuan duke e quajtur të pandjeshme.“Është kaq groteske. Të pasurit mund të shtiren si njerëz normalë në një ishull privat. Në fakt, njerëzit normalë anulojnë Falënderimet dhe Krishtlindjet”, shkroi një ndjekës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *