• |
ide | kryesore

Raste të reja në Berat dhe Skrapar, infektohet zyrtari i tatimeve, pozitiv edhe dy mësues

-Instant, Lajme, Të fundit



Raste të reja të të prekurve nga Covid-19 janë raportuar në Berat dhe Skrapar. Një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Berat dhe 2 mësues si dhe një punonjës i Ujësjellësit në Skrapar kanë rezultuar pozitiv me SarsCov-2. Tampone kanë bërë edhe kontakte të afërta në punë, ndërkohë që Drejtoria e Higjenës ka dezinfektuar të gjitha ambientet e brendshme.

Në qytetin e Skraparit infektimet me Covid-19 kanë njohur rritje nga dita në ditë. Dy mësues në një shkollë 9-vjeçare dhe një punonjës i Drejtorisë së Ujësjellësit kanë rezultuar të infektuar. Testet e tamponëve të kryer prej tyre kanë mbërritur “pozitiv” mëngjesin e sotëm pranë zyrave të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat. Aktualisht në qarkun e Beratit janë 288 raste aktive dhe për çdo rast të evidentuar po kryhen hetimet epidemiologjike të zinxhirit të kontakteve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *