• |
ide | kryesore

Manchester United nuk kursehet për Haaland: shifra e frikshme në janar

-Instant, Sport



Erling Haaland është në shënjestër të klubeve më të rëndësishme të Europës, që në momentin që shkeli në Dortmund me një impakt të frikshëm golash vendimtar, sidomos në Champions League. Të gjithë e kanë një mendje tek ai, por bëjnë llogarinë me faturën, që është natyrisht e kripur. Ata që në këtë moment duket se nuk kanë asnjë problem me këtë gjë janë anglezët e Manchester United.

Sipas Don Balon, Red Devils janë favoritë për ta blerë norvegjezin që në janar e për ta bërë, duke shmangur cdo konkurencë, janë të gatshëm të investojnë 150 milionë euro. Solskjaer pasi lejoi largimin e Romelo Lukakut mbeti pa një qendër me peshë. Ardhja e Cavanit, jo vetëm që është në terma afatshkurtër, por nuk po jep edhe frytet e shpresuara, gjë që i bind edhe më shumë në Old Trafford të trokasin në dyert e Dortmund, për një lojtar të nivelit të lartë e ende adoleshent.

Në vijën e dytë për shtatlartin norvegjez janë Real Madrid e edhe Juventus, por asnjë nga dy klubet rivale të United nuk ka në këtë moment likuiditetin që të mund të shqetësojë sadopak ofertën e anglezëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *