• |
ide | kryesore

Ribashkohen Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi

-Instant, Paparazzi, Slider



 Robin Krasniqi, dhe modelja Heidi Lushtaku për vite me radhë kanë qendër ndër çiftet më të komentuar në media rozë.

Çifti që për shumë vite qëndruan të fejuar, i dhanë fund lidhjes në muajt e parë të këtij viti. Fillimisht gjithçka u mbajt sekret, derisa më pas Heidi hapur përmes një letre të publikuar në rrjetin social Instagram, kishte konfirmuar ndarjen duke thënë si dyshja i kanë ndarë rrugët paqësisht.

Mirëpo vetëm pak muaj pasi ndodhi kjo, duket se ka të reja me boksierit dhe modeles së njohur, të cilët mesa duket i kanë hapur rrugë ribashkimit.

Ka qenë emisioni “Prive”, që në një nga kronikat e emisionit, e ka cilësuar si të vërtetë lajmin për ribashkimin e tyre. Robin Krasniqi dhe Heidi i kanë dhënë vetes një shans të dytë për të rinisur gjithçka nga lidhje, veçse ndryshe nga hera e kaluar, këtë herë ata po e mbajnë lidhjen e tyre larg syrit të mediave dhe rrjeteve sociale.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *