• |
ide | kryesore

Robin Thicke dhe Pharell Williamn në telashe për kopje

Paparazzi, Slider



Gjykata e Apelit të Circuit në SHBA konfirmoi plagjiaturën për këngën “Blurred Lines” e cila u publikua në vitin 2013 nga Robin Thicke dhe Pharell Williams. Ka qënë një fitore për trashigimtarët e Marvin Gaye të cilët kanë akuzuar dy artistët se kanë shkelur të drejtën e autorit duke vjedhur këngën “Got To Give it Up” e cila është publikuar në vitin (1997). Dy artistët e kishin apeluar vendimin në vitin 2015 por kërkesa e tyre për rigjykim u hodh poshtë.

Dy gjykatësit i konsideruan argumentet kundër dy këngëtarëve të sakta dhe në vitin 2015 ata u denuan për të paguar 7.4 milionë dollarë trashigimtarëve të Marvin Gaye.

Thicke e Williams kishin kërkuar që të hapej një proces i ri për shkak se sipas tyre ka patur disa gabime ligjore. Por kërkesa e tyre rezultoi përsëri e gabuar pasi ata e humbën edhe raundin e dytë.

Megjithatë denimi për ti paguar një kompensim familjarëve të Gaye shkon nga 7.4 milionë në 5.3 milionë dollarë. Në fakt kjo është cilësuar si një shumë qesharake nga 20 milionët që këngëtarët fituan vetëm nga kënga që është nën akuzë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *