• |
ide | kryesore

Klopp bën modestin, edhe kur nuk duhet: “Mund të mësojmë shumë nga Atalanta”

-Instant, Sport



“Atalanta është një skuadër shumë e mirë e që ka lojtarë të shkëlqyer. Janë të mirë organizuar, luajnë në bazë të sistemit të tyre klasik e të gjithë e njohin rolin që kanë. Përdorin sulmuesit në mënyrë shumë inteligjente”. Në vigjilje të sfidës së Champions League mes Liverpool e zikaltërve, një takim historik për qytetit e Bergamos, Jurgen Klopp deklarohet i magjepsur nga Dea e thotë se i trembet lojtarëve të Gasperinit: “Gomez mund të shkojë ku të dëshirojë, është e vështirë ta mbash. Gosens luan në kombëtaren, shumë lojtarë janë rritur… Nuk i njihja shumë, por e di mirë rrugëtimin e tyre. Zbavitem kur i shoh, besoj se mund të mësojmë shumë nga Atalanta”, ka thënë tekniku i Reds në konferencë shtypi.

Liverpool vjen në Bergamo si kryesues në Premier League por me probleme formacioni, sidomos në mbrojtje (Van Dijk e Fabinho të dëmtuar): “Keita është stërvitur dje, por nuk kam marrë asnjë vendim për formacionin – ka sqaruar Klopp – Luajtëm dy ditë më parë, duhet të shohim me stafin mjekësor se kush do të jetë në dispozicion e kush jo. Në këtë moment kemi disa mbrojtës qendre, kështu që do vendosim nesër”.

E vështirë është edhe të ndalet sulmi i bandës së Gasperinit, që në sezonin e kaluara shënoi 98 gola vetëm në Serie A: “Ndonjëherë mbrohesh në momentin e fundit, ndonjëherë jo. Atalanta është e aftë të shënojë gola e të krijojë raste, duhet ti ndalojmë në momentin e goditjes në portë. Ata nuk kanë vetëm një lojtar, por një skuadër me kualitet. Ne do të kërkojmë të mbrojmë mirë. E dimë kush janë armët e tyre më të mira, edhe me Midtjylland kanë shënuar katër gola”, ka përfunduar Klopp.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *