• |
ide | kryesore

Shtohen frikshëm shifrat e të infektuarve me Covid-19 në Kosovë/ 9 viktima në 24 orë

-Instant, Lajme, Të fundit



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar gjatë 24 orëve të fundit afro gjysma e pacientëve të testuar kanë rezultuar të prekur me Covid-19. Nga 1.374 mostra të marra kanë dalë pozitivë 486 raste. Sipas institutit raportohen edhe nëntë viktima nga SARS CoV-2.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 165 raste, komuna Gjilan 79 raste, komuna Prizren 32 raste, komuna Podujevë 31 raste, komuna Fushë Kosovë 27 raste, komuna Ferizaj 23 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Gjakovë 17 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Shtime 11 raste, komuna Suharekë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Kamenicë 9 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Junik, Kaçanik, Malishevë, Novobërdë dhe Skenderaj.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 30 pacientë kurse numri i rasteve aktive është 4.317.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *