• |
ide | kryesore

“Do jenë 20 mijë në stadium”, tekniku i Ferencvaros rigjen Uzunin e mezi pret të sfidojë CR7

-Instant, Sport



“Jemi gati dhe e kemi përgatitur ndeshjen mirë, duam të matemi me një skuadër të fortë si Juventus e të gjithë lojtarët e mi mezi presin të luajnë kundër një kampioni si Cristiano Ronaldo”. Kështu, Sergij Rebrov, tekniku ukrainas i Ferencvaros, ka komentuar vigjiljen e sfidës së Champions League kundër bardhezinjve, në raundin e tretë të fazës së grupeve. “Pjesa e dytë e luajtur kundër Dinamo Kiev duhet të na japë besim – vazhdoi tekniku i formacionit hungarez – e jam i sigurtë se tifozët do të na japin një dorë: mund të jenë rreth 20 mijë në shkallët e stadiumit”.

E ndërkohë, Rebrov rigjen sulmuesin e tij më formë Myrto Uzuni. 25-vjeçari ka fituar tashmë mbi Koronavirus edhe është kthyer në dispozicion të skuadrës, por nuk do të mund të luajë kundër Juventus, sepse sipas protokollit duhet të dalë negativ edhe në tamponin e dytë 24 orë para ndeshjes. Beratasi ka munguar edhe në ndeshjet e tjera të Champions ku Ferencvaros ka luajtur me Barcelonën dhe Dinamo Kiev.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *