• |
ide | kryesore

Akuza e vëllait të Giggs: “Kur del mbrëmjeve ka maninë të kthehet në shtrat me një femër, patjetër”

-Instant, Sport



Nuk është momenti më i mirë për Ryan Giggs. Tekniku i Uellsit nuk do të jetë në pankinë për ndeshjet e ardhshme të skuadrës së tij pas cështjes që e tronditi në ditët e fundit. Ish-numri 11 i Manchester United u arrestua e pastaj lëshua nga policia e Worsley, në periferi të Manchester, me akuzën e dhunës në familje kundër të fejuarës së tij Kate Greville. Një sherr që, si kanë shpjeguar tabloidët, ka lindur nga zbulimi nga ana e shoqes së uellsianit të mesazheve të papërshtatshme me femra të tjera.

VARËSIA – Rasti ideal për kritikat e Rhodrit, i vëllai i teknikut, që është gjithcka vecse në raporte të mira me të. I gjithë faji është i lidhjes së Giggs me gruan e Rhodrit, që zgjati tetë vjet e që coi ciftin në divorc. Kështu që në familje asgjë e re. Edhe pse si shpjegon The Sun, vetë vëllai i Giggs, kishte shpjeguar, përpara arrestimit, se sjellja e teknikut të Uellsit është e parashikueshme. “Cdokush ka dobësinë e tij. E ajo e Ryan është se kur del mbrëmjeve duhet të arrijë të cojë patjetër një grua në shtrat”. Me pak fjalë, një varësi e vërtetë pas seksit.

NJOLLA – E pamundur që të mos presësh që Rhodri, i tradhëtuar nga gruaja e tij e nga i vëllai për gati një dekadë, të mos e ketë inatin me Giggs. Por ai shpjegon se nuk është kështu. “Jo, nuk e kam me të. Më vjen keq për të. Ka patur një karrierë të jashtëzakonshme, që tani është njollosur. E nuk varet nga unë, por veprimet e tij”. Sjellje që natyrisht kanë krijuar një frakturë në familje në mënyrë të pakthyeshme. E kështu, Rhodri nuk arrin më të shohë ndeshjet kur në fushë luante i vëllai në periudhën e relacionit me ish-gruan e tij: “e kuptoj cfarë viti është nga fanellat”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *