• |
ide | kryesore

Video/ Spanja dominon Norvegjinë me Olmo e Joselu, Haaland sheh nga TV: Kroacia bllokohet në shtëpi nga Uellsi

-Instant, F1, Sport, Video
Joselu



Fillon në mënyrën më të mirë aventura e Luis de la Fuente në pankinën e Spanjës. Me Morata si kapiten, Furitë e Kuqe mposhtin Norvegjinë 3-0, me golat e Dani Olmo (13′) dhe Joselu. Dygolësh në dy minuta i zëvendësuesit iberik, ndërsa Haaland i dëmtuar e ka parë disfatën pa mundur të bëjë asgjë. Uellsi bllokon në transfertë Kroacinë 1-1, ndërsa fitore për Rumaninë në shtëpinë e Andorra.

GRUPI A

Kombëtarja spanjolle i përgjigjet Skocisë, që kishte fituar pak orë më parë, duke thyer 3-0 Norvegjinë. Pa Haaland të dëmtuar, Vikingët ranë pre të lojës fluide të Spanjës. Dani Olmo hapi serinë e golave, në minutën e 13′ dhe pastaj gjithcka u bë e thjeshtë. Odegaard u mundua të arsyetonte dhe deri diku ia arriti. Diferencat u bënë kur në fushë hyri Joselu. Me vetëm tre minuta në fushë, në të 84′ ai shënoi golin e dytë të Spanjës. As 60 sekonda dhe Joselu kompletoi trisin e iberikëve dhe dygolëshin personal. Spanja i bashkohet Skocisë më tre pikë në Grupin A, me Qipron e Norvegjinë me zero.

GRUPI D

Kroacia dështon të arrijë Turqinë në krye të Grupit D, e ndalur 1-1 nga Uellsi. Ballkanasit kaluan të parët në avantazh me Kramaric. Goli i minutës së 28′ zgjoi reagimin e uellsianëve, edhe pse barazimi erdhi vetëm në shtesë. Broadhead shënoi në minutën e 93′, duke i lënë skuadrat me nga një pikë. Të dy janë pas Turqisë, por para Armenisë.

GRUPI I

Në Grupin I, Rumania i bashkohet Zvicrës me 3 pikë, por në vendin e dytë me diferencë golash. Ballkanasit kanë likuiduar 0-2 Andorran, duke kaluar në renditje Kosovën e Izraelin. Golin e avantazhit e shënoi Man në minutën e 35′, ndërsa misionin e kompletoi Alibec 4 minuta pas rifillimit. Andorra e mbylli me 10 lojtarë, pas përjashtimit të Rebes, që mori dy të verdha në një minutë.

Euro 2024 Qualification: Group A
Scotland 3-0 Cyprus
Spain 3-0 Norway
Euro 2024 Qualification: Group D
Armenia 1-2 Turkiye
Croatia 1-1 Wales
Euro 2024 Qualification: Group I
Belarus 0-5 Switzerland
Israel 1-1 Kosovo
Andorra 0-2 Romania



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *