• |
ide | kryesore

Luftimet në Nagorno-Karabakh, Azerbajxhani pretendon se çliroi Shushan

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti azerbajxhanas Ilham Aliyev ka deklaruar se forcat ushtarake të vendit të tij kanë arritur që të çlirojnë Shushan, qytetin e dytë më të madh në zonën e Nagorno-Karabakh.

“Me shumë krenari dhe gëzim, unë ju informoj se qyteti i Shusha është çliruar,” shkruan Aliyev.

Menjëherë pas këtij lajmi, zyrtarët armenë e kanë mohuar pretendimin e kreut të shtetit të Azerbajxhanit. Qyteti, i quajtur Shushi nga armenët, ka rëndësi kulturore dhe strategjike për të dy palët dhe ndodhet 15 km në jug të kryeqytetit. Deri më tani si pasojë e luftimeve kanë humbur jetën mbi 1000 persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *