• |
ide | kryesore

Festë në tarracën e hotelin në orët e para të mëngjesit: përfundon keq për tre lojtarë të Olympiacos

-Instant, Sport



Tre futbollistë të Olympiacos, tmes të cilëve portugezi Ruben Semedo, rrezikojnë një gjobë të fortë për shkak se kanë marrë pjesë në një festë, mbrëmjen e kaluar, pavarësisht kufizimeve për shkak të koronavirus. Shoqëria, e impenjuar në Champions League, “ka dënuar në mënyrë të pangatërrueshme” sjelljen e mbrojtësit të saj Semedo e të dy mesfushorëve, serbit Lazar Randelovic e brazilianit Bruno Felipe, që kanë marrë pjesë në këtë festë, në shoqëri të rreth 30 personave, në tarracën e një hoteli në Athinë.

“Mungesa e respektimit të kufizimit e të rregullave të vendosura për skuadrën tonë për këtë sezon është e papranueshme”, ka shtuar klubi, që i ka kërkuar lojtarëve të tij të kërkojnë ndjesë, ndërsa kanë bërë gati një gjobë “në maksimumin” e lejuar nga rregullorja e klubit.

Policia, e lajmëruar nga një fqinj, mëngjesin e sotëm ka kapur rreth tridhjetë persona, secili i gjobitur me nga 300 euro. Pronari i hotelit është arrestuar ndërsa gjoba për të ka qenë 3.000 euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *