• |
ide | kryesore

“Isha pranë Interit”: Pjanic zbulon prapaskenën, ndërsa Barcelona nuk i mjafton

-Instant, Sport



Miralem Pjanic, ish-mesfushori i Romës e Juventus, i kaluar në verë tek Barcellona, ka dhënë disa deklarata për të kaluarën e tij në Canal Plus. Mesfushori boshnjak ka zbuluar një prapaskenë, për të cilën askush nuk ishte në dijeni: mundësinë e kalimit tek Inter.

“Kam patur mundësinë e transferimit tek Bayern Mynih apo Inter në të shkuarën, por nuk mendova se ishte momenti i përshtatshëm. Pastaj mund të shkoja tek Juventus dy vjet para se të transferohesha në Torino, por edhe në atë kohë e ndjeva se nuk ishte momenti i duhur. Rrezikoja të humbisja dy vjet në një klub që në mesfushë luanin rregullisht Paul Pogba, Andrea Pirlo e Arturo Vidal“.

Pastaj në lidhje me të tashmen, Pjanic nuk i ka vënë limite vetes: “Tani luaj për Barcelonnë, klubin më të mirë në botë, me stilin e lojës që kam dashur gjithnjë të luaj, por nuk jam ende i kënaqur. Dua të kem mundësinë të fitoj tituj të rëndësishëm. Ky është objektivi im: të jem më i miri e të fitoj tituj. Kjo është ajo që dua“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *