• |
ide | kryesore

Pandemia e Covid, Ministria e Shëndetësisë tregon zonat e kuqe në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar hartën e përhapjes së koronavirusit në dy javët e fundit në vend. Në këto zona rreziku bëjnë pjesë Fieri, Gjirokastra, Gramshi, Kavaja, Korça, Mallakastra, Mirdita, Përmeti, Puka, Saranda, Tepelena, Tirana dhe Tropoja.

Në mesazhin e saj, ministrja Manastirliu iu bën thirrje qytetarëve të zbatojnë masat për të kontribuuar në kufizimin e përhapjes së virusit.

Ja cilat janë zonat me përhapjen më të madhe të infeksionit në dy javët e fundit. Çdo qytetar mund të kontribuojë në kufizimin e përhapjes së Covid-19. Kufizo kontaktet, mbaj maskën, ruaj distancën, kujdesu për higjienën”, shkruan ministrja Manastirliu.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *