• |
ide | kryesore

Vijojnë replikat/ Basha: Shqipëria në kulmin e infektimit, Rama vazhdon cicërimat

-Instant, Lajme, Të fundit



Replikat në distancë mes kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama kanë vazhduar edhe këtë të hënë. Kreu i PD-së, Basha në një status në Facebook i është përgjigjur kreut të qeverisë duke i thënë se gjendja në Shqipëri është shumë e rëndë. Pyetja e ngritur prej kohësh ndaj kryeministrit u shtrua sërish nga kryedemokrati që shkruan: Edhe sa shqiptarë duhet të humbin jetën për fajin e tij?

“Rama vazhdon cicërimat në vend që të bëjë detyrën. Shqipëria është në kulmin e infektimit ndërsa Rama është mbërthyer pas Instagramit. Po të shkulej nga Instagrami, do ta shihte sa e rëndë është gjendja. Të sëmurët, familjet dhe mjekët i ka braktisur pa asnjë ndihmë…” shkruhet në postimin e Bashës.



1 Comment

  1. ore mir rama le te themi i ka te gjitha te keqijat qe thua ti bashe. po ti, me te vertet, si sdhe asnje sqarim per rolin tend ne hetimet e uck? fakti qe sdhe sqarim flet vet. paske ngren nje lug corb te prishur e tani ke per te vjell gjith jeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *