• |
ide | kryesore

Basha: Qytetarët në Lushnje të rrënuar ekonomikisht, Rama nuk ka asnjë plan për të ndryshuar situatën në vend

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ditën e sotme ka qenë në Lushnje për një takim me qytetarët, shprehet se i gjetë ata të rrënuar ekonomikisht nga vala e dytë e pandemisë.

Basha u shpreh se kryeministri ka bërë disa premtime të pambajtura dhe se ai nuk ka asnjë plan për të ndryshuar situatën ku vendi ndodhet.

“Në Lushnjë u takova me qytetarë të shqetësuar nga vala e dytë e pandemisë dhe të rrënuar nga ekonomia. Kjo për fat të keq është panorama kudo në Shqipëri.

Gjithçka po bëhet e paparashikueshme. Vetëm përgjigjja e qeverisë mbetet e pandryshuar: jo rritje testimesh, jo shpenzime për pandeminë, asnjë ndihmë për ekonominë, asnjë interes për jetën e qytetarëve.

Rama u premtoi ndihmë financiare qytetarëve dhe nuk dha asgjë. Rama ka premtuar të ndihmojë mjekët dhe spitalet – dhe ata po bien në kolaps. Rama premtoi të luftonte sëmundjen, por ai humbi kontrollin mbi të. Ai nuk ka asnjë plan. Ne i kërkojmë të rimbursojë paketën e ilaçeve anti-COVID, të paguajë bonusin mujor për personelin mjekësor, të testojë dhe të investojë në medikamente e mjete mbrojtëse. Ai bën një buxhet dyfish për PPP-të. Ne i themi hap spitalet rajonale, ai xhiron filma kundër opozitës në Facebook.

Bashkë do ta mundim këtë të keqe, do ta shërojmë Shqipërinë, do të rehabilitojmë ekonominë, do të kujdesemi për qytetarët dhe do të sjellim shpresë në Shqipëri”, u shpreh Basha.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *