• |
ide | kryesore

Leona Lewis dhe partneri i saj, gati të adoptojnë një fëmijë

-Instant, Paparazzi, Slider



Leona Lewis ka zbuluar se dëshiron të ketë fëmijë dhe ka folur për birësimin me bashkëshortin e saj, Dennis Jauch.

Këngëtarja, 35 vjeçare, tha se do të dëshironte të birësonte një fëmijë për shkak të përvojës së nënës së saj, e cila u rrit në një shtëpi për fëmijë. Krijuesja e hitit “Bleeding Love” tha se Dennis, me të cilin u martua në korrik të vitit 2019, është i ‘etur’ për të krijuar një familje dhe nëse do të varej nga ai, ata do të kishin fëmijë ‘dje’. Ajo ka thënë për revistën Stella, “Unë dua të kem fëmijë, por Dennis dhe unë kemi biseduar për një adoptim”. “Nëna ime u rrit në një shtëpi për fëmijë. Askush nuk e ka adoptuar atë si fëmijë dhe kështu unë dëshiroj shumë të adoptoj”.

 “Por akoma jam duke shikuar këtë, nëse do ishte për burrin tim, ne që dje do kishim fëmijë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *