• |
ide | kryesore

Krizë pafund, Barcelona rrezikon të shkrihet: lojtarët refuzojnë propozimin për reduktimin e pagave

-Instant, Sport



Eshtë një konfrontim i ashpër që vazhdon prej kohësh. Këshilli i administrimit të Barcelonës ka komunikuar se tavolina e negociatave për të stabilizuar mënyrat e reduktimit të pagave të lojtarëve profesionistë e të gjithë punonjësve të klubit, ka përfunduar pa arritur në një akord.

Tani nis një periudhë reflektimi që do të zgjasë deri në 23 nëntor. Pas kësaj date, nëse lojtarët nuk do ta pranojnë propozimin, Shoqëria mund të vendosë në mënyrë të njëanshme të ulë pagat. Pas kësaj, lojtarët mund të nisin një cështje ligjore për të zgjidhur kontratat e tyre e të lirohen me parametër zero nga Barça.

“Në këtë situatë i takon Këshillit të administrimit të marrë vendimet për të zgjidhur problemin e rëndë financiar që lidhet me pandeminë e Covid-19, që provokoi një reduktim të hyrjeve me mbi 300 milionë euro për sezonin 2020/21, e që na detyron për një rishikim të shpenzimeve të pagave përreth 191 milionë”, lexohet në një komunikatë të drejtuesve katalanas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *