• |
ide | kryesore

Vendi i parë i grupit C4 kalon nga Kazakistani: kuqezinjtë me sytë edhe nga Lituania

-Instant, Sport



I gjithë faji është i asaj humbje në shtëpi kundër Lituanisë dhe tani jo cdo gjë është në duart e Shqipërisë, për të kërkuar vendin e parë në grupin C4. Është e vërtetë që kuqezinjtë e Edy Rejas duhet të fitojnë dy ndeshjet e fundit për tu renditur në krye e për tu kualifikuar në Ligën B, por njëkohësisht duhet edhe një ndalesë e vogël e Lituanisë, në mënyrë që të mos përfundojmë me pikë të barabarta e të vlejë ndeshja direkte.

Pas dy barazimeve në transfertë radhazi, me Kazakistanin e Lituaninë, llogaritë me kazakët i kemi të hapur në ndeshjen e sotme ku Hysaj e të tjerët do të kërkojnë fitoren e dytë në këtë fushatë eleminatore. Problemi është tek Lituania që ka avantazhin e fitores në Air Albania, por edhe Bjellorusisë që ndonëse është mundur në shtëpi nga Shqipëria ka dy pikë më shumë në renditje dhe nëse vijnë në ndeshjen e fundit në Tiranë me këtë avantazh, mund të luajnë për dy rezultate në tre.

UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 4
18:00 Albania ? – ? Kazakhstan
18:00 Belarus ? – ? Lithuania

Avantazhi është që në ndeshjen e sotme një mes bjellorusëve e lituanezëve do dalë jashtë lojës për vendin e parë, duke e spostuar verdiktin në ndeshjen e fundit të grupit, gjithnjë nëse Shqipëria mund Kazakistanin. Reja pavarësisht se ka bërë disa lëvizje të rëndësishme rinovuese në skuadër e ka patur gjithnjë në lojë arritjen e objektivit, që e vendosi në fillim të kompeticionit. Kështu, tani hapi i parë është të mposhtë Kazakistanin, që do të ishte fitorja e dytë radhazi, pas asaj në miqësoren me Kosovën, qoftë edhe për ti kthyer mentalitetin fitues kuqezinjve, pas një situate jo të lehtë edhe të ndikuar nga pandemia e Koronavirus.

GRUPI 4
Team            M W D  L   F   A  P
1 Belarus          4  2   1    1   6  5   7
2 Lithuania     4   1   2   1   3   4   5
3 Albania         4   1   2   1   2   1   5
4 Kazakhstan  4   1   1   2   3   4  4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *