• |
ide | kryesore

Video/ Kualifikueset Katar 2022: Brazili dominon Amerikën latine, Argjentina vetëm e dyta

-Instant, Sport, Video



Brazili mposhti Uruguay 2-0 në ndeshjen e madhe të raundit të katërt të grupit të amerikano-jugor për kualifikueset në Botërorin 2022 e qendron në krye me pikë të plota: juventini Arthur hapi ndeshjen në të 33’, Richarlison dyfishoi në të 45’. Cavani doli me të kuq në pjesën e dytë, ndërsa Selecaos i është përgjigjur Argjentina, që u imponua në transfertë 2-0: Nicolas Gonzalez e Lautaro Martinez rrëzuan Perùnë. Barazim 2-2 mes Paraguajit e Bolivisë.

Brazili konfirmohet me pikë të plota pas katër ndeshjesh në grupin kualifikues të Amerikës së Jugut, duke mundur në Centenario të Montevideo një Uruguay që kishte humbur Luis Suarez për Covid përpara takimit. Për të mbyllur ndeshjen, të besuarve të Tite i mjaftoi një pjesë e parë me ritme shumë të larta: në të 33’ goli i avantazhit mban firmën e Arthur, edhe pse devijimi i Gimenez ishte vendimtar që topi të kalonte Martin Campana. Seleçao dyfishoi me Richarlison: lojtari i Everton goditi me kokë në zonë për të mundur portierin në fundin e pjesës së parë.

Formacioni i Tabarez tentoi të reagonte në pjesën e dytë, por cdo inisiativë rikuperimi stampohej kundër traversës (Godin në të 48’) e kundër Var, në fillim vendimtar për kartonin e kuq të Cavani në të 71’ (shkelje këmbë ndaj Richarlison) e pastaj anullimin, për pozicion jashtë loje, të golit të shënuar nga Caceres në të 77’. Selecao e mbyll kështu me katër fitore në po kaq ndeshje të luajtura këtë 2020 të cuditshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *